Pazari i Korçës Korçë
Pazari i Korçës
ДЕТАЛИ
Pazari i vjetër (Зона)
Pazari i Vjetër i Korçës gëzon vlera të hershme historike, kulturore dhe arkitektonike. Është padyshim ndër atraksionet më të preferuara të turistëve vendas e të huaj në Korçë. Pazari karakterizohet nga ndërtesa përgjithësisht një dhe dy katëshe dhe rrugica të ngushta. Fillesat nuk janë të qarta pasi vetëm disa të dhëna të tërthorta i kanë rezistuar kohës. Por çka dihet me siguri është se Pazari i Vjetër i Korçës arriti kulmin e zhvillimit gjatë gjysmës së dytë të shek. XIX dhe në fillim të shek. XX. Pikërisht në periudhën gjatë së cilës u rindërtua sipas kritereve të përparuara urbanistike dhe arkitektonike. Pazari i Korcës është djegur e dëmtuar rëndë plot tre herë, por asnjë prej këtyre herëve nuk e ndali shkëlqimin e saj. Bazuar mbi foto të vjetra e dokumentacione, sot shohim vetëm një pjesë të pazarit të rindërtuar.
Tiparet kryesore ark... ... (Зона)
Lartësia mesatare e ndërtesave të pazarit është rreth 8 m. Thuajse çdo dyqan ka dy kate, një bodrum, dritare të gjata dhe të ngushta, si dhe shkallë të cilat mundësojnë lidhjen mes kateve. Funksioni i katit të dytë ndryshonte dikur në varësi të llojit të dyqanit. Mund të shfrytëzohej për magazinë ose punishte. Në të shkuarën, pazari kishte jo vetëm një numër të lartë dyqanesh (rreth 1 mijë), por edhe një numër të lartë furrash, hanesh, argjendarish, orëndreqësish, etj. Numri i haneve rezultonte diku te 16. Sot kanë mbetur në këmbë vetëm 6 prej tyre ( quhen Hani i Elbasanit, i Manastirit, i Gjelit, i Oparakëve, Kiços dhe Hani me Dy Porta). Gjatë rindërtimit të pazarit u mor parasysh edhe mbrojtja nga zjarret e shpeshta dhe tërmetet; u përdorën gjerësisht materiale të qëndrueshme si guri i gdhendur apo tullat. Me gurë janë ndërtuar kryesisht katet e poshtme, të rralla janë rastet kur me gurë është ndërtuar një hapësirë e tërë. Përdorimi i kanateve dhe qepenave metalike në dyer, dritare e vitrine, krahas mbrojtjes së dyqanit, ishte po ashtu masë e marrë kundrejt një zjarri të mundshëm. Te hanet gjejmë të zbatuara për një kohë të gjatë teknikën me çatma, sidomos në pamjet e tyre ballore.
Shtrirja e dikurshme... ... (Зона)
Pazari shtrihej në jug-perëndim të Korçës, në të dy anët e lumit Morava, dhe zgjerohej më shumë në të majtën e tij. Këto dy anë të pazarit lidheshin me ura të drunjta, ndërsa rruga kryesore që vinte nga qyteti e kalonte lumin mbi një urë të gurtë me qemerë, sipër së cilës ngriheshin dyqane, punishte dhe hane. Vetë pazari ishte i ndarë në dy pjesë, me atë kryesoren dhe pjesën jashtë tij. Pjesa kryesore dallohej për qendrën kompozicionale, e cila qe krijuar nga një shesh rreth së cilës ngriheshin ndërtime si blloqe dhe punishte. Dhe kjo qendër tepër kompakte, qarkohej nga një unazë gjysmë rrethore e haneve të ndërtuara në mënyrë të njëpasnjëshme. Siç mund të kuptohet, ekzistonte një ndarje funksionale mes njësive prodhuese dhe atyre tregtare.



Другие туры поблизости
Katedralja Ortodokse "Ringjallja e Krishtit"
Katedralja “Ringjall...
Iliaz Bej Mirahori Mosque
Iliaz Bej Mirahori M...
Andon Zako Çajupi Theatre
Teatri Andon Zako Ça...
Muzeu Vangjush Mio
Vangjush Mio house a...
Muzeu Arkeologjik i Korçës
Archaeological Museu...
"Gjon Mili" Photography Museum